KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në katër komunat veriore të Kosovës, atje ku po mbahet procesi i votimit për largimin e kryetarëve shqiptarë.
“Ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Numri i Qendrave të Votimit në Komunën e Leposaviqit është tetë, ndërsa në tri komunat tjera nga pesë sosh. Në përgjithësi numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 23 me gjithsej 63 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 46,556 votues”, tha ai në konferencë për media.
Hapet me kohë qendra kryesore e votimit në objektin Komunal të Mitrovicës së Veriut
#KQZ #Janë #hapur #të #gjitha #qendrat #votimit #në #katër #komunat #veriore
gazetablic.com