VIDEO / Artizani i Këlcyrës, që refuzoi Amerikën për të punuar drurin: Zanati të bën të mirë dhe me shokë!

Hikmet Mino, sot është 73 vjeç dhe prej më shumë se 52 vitesh punon drurin kryesisht në prodhimin e vozave si për pijet alkoolike ashtu edhe për bulmet. Jo vetëm në Këlcyrë ku zhvillon prej 5 dekadash këtë zanat, por thuajse në të gjithë Shqipërinë e njohin, edhe për faktin që Hikmeti është ndër të fundit që vijon ende bën vozat e drurit në vendin tonë.
Një zanat i nisur që herët me mjete primitive për t’u kthyer më pas në një pasion. Aq shumë u dashurua me këtë profesion, sa disa herë ka refuzuar emigrimin dhe në Shtetet e Bashkuara
Sipas tij profesioni të bën edhe me shokë dhe miq të mirë. Me keqardhje ustai i drurit, tregon se edhe ne këtë moshë nuk mund të pushojë asnjë minutë nga kërkesat që ka, pasi rinia nuk i preferon më këto zanate edhe pse ai sërish vetëofrohet për të mësuar këdo që do të ketë interes për këtë profesion.
Me shpresën që në punishten e tij do të vijnë të rinj për të mësuar, Hikmeti nuk ka ndërmend të dorëzohet, derisa t’i punojnë duart dhe këmbët.
#VIDEO #Artizani #Këlcyrës #që #refuzoi #Amerikën #për #të #punuar #drurin #Zanati #të #bën #të #mirë #dhe #shokë
Java News