VIDEO/ Borë në prill, në Dardhë të Korçës u desh ndërhyrja e borëpastrueseve

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e thella malore të juglindjes së vendit. Më të dendura kanë qenë në lartësitë mbi 1400 m. Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5cm aq sa është dashur ndërhyrja e borëpastrueseve për të normalizuar qarkullimin nga “Muri i Musait” deri në Majë të Bigllës, aty ku e trashësia ka qenë më e madhe.
Reshje dëborë ka patur edhe në fshatra si Arrza, Sinica, por trashësia e borës ka qenë më e pakët.
Dëborë ka patur edhe në Mashkullorë e Shtyllë të Korçës dhe në majat e maleve të Voskopojës e Lekasit.
Dëbora ka sjellje ulje të temperaturave, por deri tani sipas specialistëve të bujqësisë nuk ka shkaktuar dëme në frutikulturë/m.j
#VIDEO #Borë #në #prill #në #Dardhë #të #Korçës #desh #ndërhyrja #borëpastrueseve
Java News