Aktualitet

‘Kokë më kokë’ me Kryemadhin, Meta: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar kreu i PL-së Ilir Meta u shpreh i bindur se në kryesinë e Partisë së Lirisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje. Sipas tij, do jetë vota që do të vendosë kush do të qëndrojë, ai apo Kryemadhi.

“Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim. Ky rast është edhe për raste të tjera që kemi në komitet drejtues”, tha kreu i PL

Ai u shpreh i bindur se në kryesinë e Partisë së Lirisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje. Sipas tij, do jetë vota që do të vendose kush do të qëndrojë, ai apo Kryemadhi.

“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit, askënd. Askush s’ka të drejtë të bëjë viktimën. Ne ekzekutojmë fenomenin.  Ne këtu kemi shumë raste të nepotizmit në Lezhë zoti Viktor që të thashë 10 herë”, tha Meta./m.j

#Kokë #më #kokë #Kryemadhin #Meta #Një #nga #në #Kryesi #Sdo #të #thotë #ikë #Monika #mund #të #largohet #edhe #Iliri #Vendos #vota
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button