Aktualitet
Morinë/ I dënuar nga Gjykata e Stambollit me mbi 4 vite burg, arrestohet shtetasi turk

Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Turqia, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.
Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit, në Turqi.
#Morinë #dënuar #nga #Gjykata #Stambollit #mbi #vite #burg #arrestohet #shtetasi #turk
Java News