Emrat/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu. Nën hetim dy të tjerë

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër – bashkëpunëtor i këtij të fundit – është shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e Elton Andreicës, më datën 19 shkurt të këtij viti.
I arrestuari i identifikuar si Oljton Çeça dhe i shpalluri në kërkim Ajet Doku u arrestuan nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale e Kërkimin dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në kuadër të operacionit “London”.
“U vu në pranga shtetasi O. Ç., 27 vjeç, dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. D., 27 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vënë lëndë plasëse në banesën e shtetasit E. A.”,-njofton policia.
Po në kuadër të këtij operacioni janë vënë në hetim dy persona të identifikuar me inicialet P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë.
Gjatë kontrollit të banesave të këtyre të fundit, policia ka gjetur gjeti sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshje që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, një automjet dhe 5 celularë.
“Gjithashtu, në kuadër të operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. S., banues në Fushë Krujë, dhe A. C., banues në Fushë-Prezë”,-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë./m.j
#Emrat #vendosën #tritol #në #banesë #një #qytetari #arrestohet #27vjeçari #shpallet #në #kërkim #riu #Nën #hetim #të #tjerë
Java News