Sport
Epoka “Halili” drejt fundit! Dalin në shitje aksionet e Tiranës

Epoka “Halili” te Tirana po shkon drejt fundit.
Tashmë aksionet e klubit “Bardheblu”, që janë në pronësi të Refik Halilit, janë zyrtarisht në shitje dhe brenda pak ditësh, mbyllet ankandi që do të dekretojë pronarin e ri të Tiranës me 66% të aksioneve.
Një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe tashmë i kanë nxjerr zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme.
Tirana ra për herë të parë në histori nga elita e Superiores, të largohet përfundimisht nga “froni’ i “rekordmenëve” të futbollit shqiptar.
/a.r
#Epoka #Halili #drejt #fundit #Dalin #në #shitje #aksionet #Tiranës
Java News