Life Style
E RRALLË! Peshkatari kap koranin mbi 13 kg në liqenin e Pogradecit, ia shiti një…

Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari.
45-vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen, por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.
Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë Koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.
#RRALLË #Peshkatari #kap #koranin #mbi #në #liqenin #Pogradecit #shiti #një
Java News