Dikur “tironc”, sot antishqiptar! Transformimi i çuditshëm i Pirros… së grekëve

E mbani mend Pirro Dhimën? Peshëngritësin e lindur në Tiranë, që më pas vendosi të përfaqësonte Greqinë, ku fitoi 3 medalje te arta dhe vendosi rekord Guinnes?
Sot, ish-peshëngritësi, i cili dikur me të madhe tregonte origjinën, kandidon për postin e Eurodeputetit. Nën logon e “Vorio Epirit”.
Apo e thënë shqip, “Epirit të Veriut”, në emër të së cilit në vitin 1914 u masakruan shumë shqiptarë.
Dikur në 1992 e largët, djaloshi i lindur në kryeqytetin shqiptar, nën flamurin grek fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Asokohe deklaronte se ai ishte “tironc”, madje me krenari e shprehte se nga vinte paçka se përfaqësonte Greqinë.
Thuhet se fjalët i merr era dhe ai që dikur thoshte se ishte nga Tirana sot është kandidat nën logon e një prej partive më dashakeqe të popullit shqiptar.
“Kandidoj sot, jo vetëm për t’i dhënë zë zërit dhe të drejtave të ‘Epirit të Veriut’, por dhe si përfaqësues i Greqisë. Ashtu si kam bërë gjithmonë, si Pirro i të gjithë grekëve”, lexohet në postimin e tij në rrjetet sociale.
Por, historia nuk mund të zhbëhet e origjina dhe gjaku nuk ndryshojnë pavarësisht dëshirës. Dhe gazetarja greke, Eena Krita i ka kujtuar se ai mund të jetë një grek. Por duhet thënë se ka lindur në Shqipëri.
Asokohe deklaronte se ai ishte “tironc”, madje me krenari e shprehtej se nga vinte paçka se përfaqësonte Greqinë.
Thuhet se fjalët i merr era dhe ai që dikur thoshte se ishte nga Tirana sot është kandidat nën logon e një prej partive më dashakeqe të popullit shqiptar.
“Kandidoj sot, jo vetëm për t’i dhënë zë zërit dhe të drejtave të ‘Epirit të Veriut’, por dhe si përfaqësues i Greqisë. Ashtu si kam bërë gjithmonë, si Pirro i të gjithë grekëve”, lexohet në postimin e tij në rrjetet sociale.
Por, historia nuk mund të zhbëhet e origjina dhe gjaku nuk ndryshojnë pavarësisht dëshirës. Dhe gazetarja greke, Eena Krita i ka kujtuar se ai mund të jetë një grek. Por duhet thënë se ka lindur në Shqipëri. /Supersport.al/
#Dikur #tironc #sot #antishqiptar #Transformimi #çuditshëm #Pirros #së #grekëve
gazetablic.com