Aktualitet
“Kaq ishte e gjitha, Ervin”, Gogu në Komisionin për TIMS: Vullnet për të hetuar, kursejmë retorikën politike

Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS është rimbledhur këtë të hënë.
Nënkryetari Toni Gogu deklaroi gjatë fjalës së tij se rikonfirmoi qëndrimin e mazhorancës për të kryer një hetim të plotë konform ligjit e larg retorikës politike.
“Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale. Kaq ishte e gjitha, Ervin”, deklaroi Gogu.
Anëtarët e komisionit ranë dakord të miratojnë kërkesat e ekspertëve për të mbledhur informacion në mënyrë që më pas të vijohet me planin hetimor.
/a.r
#Kaq #ishte #gjitha #Ervin #Gogu #në #Komisionin #për #TIMS #Vullnet #për #të #hetuar #kursejmë #retorikën #politike
Java News