Aktualitet

Rama publikon lajmin: Shqipëria vlerësohet me çmim për ofrimin e shërbimeve elektronike!

Shqipëria u vlerësua me çmimin “Certifikatë e Meritës me Përmendje të Veçantë” për ofrimin e shërbimeve elektronike në Forumin Rajonal për Mbrojtjen Shoqërore për Europën, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Programi për mbrojtjen e veçantë, për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, për të cilat shteti mbulon kontributet e sigurimeve shoqërore u vlerësua me çmimin “Certifikatë e Meritës me Përmendje të Veçantë” nga Komisioni Teknik i ISSA-s dhe Juria e pavarur ndërkombëtare e Konkursit “ISSA Good Practice Aëard Europe 2024”.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore që po merr pjesë në këtë aktivitet u vlerësua gjithashtu edhe me “Certifikata Merite” për 3 praktika:

Dixhitalizimi i arkivës së sigurimeve shoqërore;

Përmirësimi i përfitimeve të sigurimeve shoqërore nëpërmjet raporteve elektronike mjekësore (e-Raporte);

si edhe për të gjitha shërbimet e tjera të ofruara online.

Shqipëria u dallua me shërbimet e saj mes 26 shteteve dhe 119 praktikave të tjera të prezantuara gjatë këtij konkursi, ku vlerësohen institucionet novatore dhe që kanë në fokus përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale./m.j

#Rama #publikon #lajmin #Shqipëria #vlerësohet #çmim #për #ofrimin #shërbimeve #elektronike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button