Mbërrijnë trofetë e Manchester City! Rama: Ftoj admiruesit e futbollit t’i shohin te Kryeministria

Trofetë e Manchester City të sezonit 2022-2023 kanë ardhur në Amfiteatrin e Durrësit. Lajmin e bën të ditur edhe kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë mëngjesin e sotëm disa foto në Facebook.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të vijnë po të duan t’i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Këto trofe do të ekspozohen të mërkurën e 17 prillit në Qendrën për Hapje dhe Dialog të Kryeministria.

Më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania”, të nesërmen e 18 prillit. Sigurisht premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester City-t. Citizens, që po shtojnë radhët me tifozë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me akademinë Dyrrah City. Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare, ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group prej kohësh.

/a.r
#Mbërrijnë #trofetë #Manchester #City #Rama #Ftoj #admiruesit #futbollit #shohin #Kryeministria
Java News