Aktualitet

Njëlloj sikur të mundë miza, elefantin

Nga Artur Ajazi

Po të dëgjosh Gazin, Këlliçin, Nokën, apo dhe ndonjë këshilltar të Bashkisë së Tiranës mbrëmjeve në emisionet televizive, mëndja edhe mund të të shkojë se “ore, e paskan seriozisht këta”. Por që të besosh se, me letra bakalli që tunden studiove, të marrin një ditë pushtetin nga Edi Rama, kjo duket e pamundur. Realisht sot Edi Rama, gjendet në “majë” të gjithçkaje. Të pushtetit, të integritetit, të përkrahjes nderkombëtare, të sukseseve të brëndshme, të realizimit dhe përfundimit të dhjetra projekteve madhore në ekonomi, infrastrukturë, politikën e jashtme, atë financiaretj….

Pra, a mund ta besojmë se “miza” (PD) mund të mundë “elefantin” (PS), dhe qeverisjen më të suksesshme që vendi ka patur ndonjëherë pas 1992 ?  As elektoralisht nuk mund ta besosh se, PD-ja mund të bëjë “hatanë” deri në 2025, dhe të fitojë shumicën e votave nga shqipetaret. Kjo për 1001 arsye, por më kryesorja është se, Edi Rama di të bëjë edhe punë, edhe fushatë, di të bëjë  miq, edhe nga e djatha, edhe nga faktori nderkombëtar. Dhe kjo jo me “llogje Kavaje”, por me punë, pa e kthyer kokën mbrapa, dhe pa u marrë shumë me kundershtarin politik.

PD-së, i duhen edhe nja 2-3 mandate të tjera qeverisëse nga PS-ja, për të arritur atje ku duhet të jetë. Dhe deri atëhere, thuajse gjith1#ka në atë parti të ç’organizuar, do të ketë marrë fund. Puna e vulës, firmës, flamurit, selisë, bazës, etj..etj.. do të jenë sërish në qendër të vëmëndjes në betejat mes grupimeve, ose parti do të jetë shkrirë.

Nuk mund të mundësh në “tapetin elektoral” dikë që vjen në pushtet, realizon premtimet, ndërton, projekton, përfundon, dhe arrin suksese në ngritjen e ekonomisë, biznesit, pagave dhe pensioneve, që siguron mbështetje të qëndrueshme nderkombëtare, dhe që merr vëmëndje nga ata, lidhur me sigurinë rajonale e europiane. Ndaj mendoj  se, “starti” i opozitës aktuale dhe veçanarisht i PD-së, duhet të nisë brënda vehtes, duke riorganizuar strukturat, duke bërë zgjedhjet e reja në parti, duke afruar dhe sqaruar bazën mbi situatën e krijuar, duke ndalur fushatën e mashtrimeve, duke siguruar mbështetje nderkombëtare, dhe pastaj të kthejë vëmëndjen nga pushteti. nuk mund të vish në pushtet, duke nxjerrë dosje “korrupsioni”, duke bërë prokurorin dhe gjyqtarin, dhe duke menduar se “elefantin” mund ta mposhtësh duke e gudulisur.

#Njëlloj #sikur #të #mundë #miza #elefantin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button