Begaj viziton familjen e Ibrahim Rugovës: Kontribut të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Kosovë zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në Istog të Pejës. Ai u prit nga familjarët e Presidentit Rugova, bashkëshortja Fanë, e bija, Teuta, dhe nga i biri, Ukë Rugova, me të cilët zhvilloi një bisedë vëllazërore për familjet, zhvillimet në Prishtinë e Tiranë, si dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Presidenti Begaj kujtoi figurën emblematike të Dr. Rugovës dhe u shpreh se mësimet e tij, urtësia, mençuria dhe vizioni i burrit të rezistencës humane duhet të nderohen dhe ndiqen nga shqiptarët në çdo kohë.

“Çdo shqiptar duhet të vijë këtu, pasi për të gjithë ne Rugova është dhe do të mbetet President“, u shpreh Kreu i Shtetit, i cili e vlerësoi Dr. Rugovën si lider vizionar, udhërrëfyes dhe një shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët. “Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu ku ndodhet pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës. Ëndrra e kahmotshme e krejt shqiptarëve u realizua”, vlerësoi Presidenti i Republikës gjatë takimit me familjen Rugova.
/a.r
#Begaj #viziton #familjen #Ibrahim #Rugovës #Kontribut #të #jashtëzakonshëm #për #kombin #shqiptar
Java News