AktualitetLife Style

Portreti i Mbretit Charles III gjatë kurorëzimit, eksperti zbulon prapaskenat e forta, ja çfarë fshihet pas fotos

Pas publikimit të portretit të parë zyrtar të Charles III, një ekspert mbretëror është shprehur se ai është një mbret që ka shumë përvojë. Portreti i parë zyrtar i mbretit Charles III pas kurorëzimit, e tregon atë si një “monark që njeh mendjen e tij”, i rrethuar nga “njerëzit nga të cilët mund të varet”, është shprehur më tej eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams.

Të hënën u publikua seti i fotografive mbretërore të Mbretit, duke zbuluar monarkinë e re ‘të dobësuar’, me motrën e tij ‘punëtore dhe të respektuar’, Princeshën Anne dhe gruan e dashur, Mbretëreshën Camilla, në krah të tij. 

“Ky është një portret i fuqishëm i një monarku që njeh mendjen e tij dhe ka shumë përvojë”, tha eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams për “MailOnline”.  

Fitzwilliam tha se afërsia e Princeshës Anne me Mbretin në portretin e familjes “nuk është rastësi”, duke shtuar se fakti që ajo është “me përvojë dhe punëtore” do të jetë vënë re nga Charles.

Ai shtoi se mbretëresha Camilla dukej “më e relaksuar dhe e rehatshme”, duke mbajtur kurorën në portretin e saj se sa në Westminster Abbey, gjatë ceremonisë së kurorëzimit që po ndiqej nga miliona njerëz në mbarë botën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button