Aktualitet

Ambasadori i BE, takim me kryetaren e Kushtetueses Holta Zaçaj: Institucion kyç për demokracinë në Shqipëri

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçajn me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin në mbështetje të institucionit që ajo drejton.

Në postimin e bërë nga takimi me Zaçajn, Gonzato tha se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe puna e bërë deri më tani nga Gjykata Kushtetuese, të cilën e konsideroi si “institucionin kyç” të sistemit demokratik të vendit.

“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.” shkruan ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato./m.j

#Ambasadori #takim #kryetaren #Kushtetueses #Holta #Zaçaj #Institucion #kyç #për #demokracinë #në #Shqipëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button