Aktualitet

Ka rrezik për luftë? Kulluri: Izraelit i kushton më shumë të mbrohet se të sulmojë

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi në një intervistë për Euronews Albania konfliktin e nisur mes Iranit dhe Izraelit.

Sipas Kullurit, mbrojtja kundërajrore  i kushton Izraelit më shumë se sa një sulm i mundshëm ndaj Iranit dhe kjo lidhte me shpenzimet për kërkimin shkencor dhe mbrojtjen.

“SHBA shpenzon sot mbi 3,5 për qind për kërkim shkencor dhe Irani është 1, pak. Ky debat brenda NATO-s për kërkim shkencor, në vitet 2010 amerikanët shpenzonin 4 për qind të GDP për kërkim  shkencor, Evropa 2, ku janë sistemet sot të mbrojtjes?

Amerikanët janë sot më lart se të tjerët. Nëse sheh GDP e Iranit dhe Izraelit janë aty aty. Nëse BE sot kthen çelësin drejt financimit të mbrojtjes, nuk ka Rusi e Kinë t’u dalë para se kanë avantazhin teknologjik dhe mbështetjen e popullit”, tha Kulluri.

#rrezik #për #luftë #Kulluri #Izraelit #kushton #më #shumë #të #mbrohet #të #sulmojë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button