Aktualitet

“Xibraka’/ Çuçi: S’ka vend për mocion, çështjet për të cilat opozita e kërkon janë ezauruar nga gjykatat dhe komisionet hetimore

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka replikuar me Gazment Bardhin, teksa tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat për çështjen e drogës në Xibrakë.

Sipas Çuçit për këtë çështje që është kërkuar një mocion me debat, ajo është e ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

“S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s’duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara.

Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s’ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje qe janë gjykuar nga drejtësia, madje edhe me vendime të formës se prerë, qe janë ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare.

Nuk mund te ulemi sot te flasim per datën e një mocioni”, deklaroi Çuçi./m.j

#Xibraka #Çuçi #Ska #vend #për #mocion #çështjet #për #të #cilat #opozita #kërkon #janë #ezauruar #nga #gjykatat #dhe #komisionet #hetimore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button