Aktualitet

Frakturë në dy vende, Szczesny përfundon në sallën e operacionit pas derbit me Torinon

Minutat finale të derbit ndaj Torinos rezultuan të hidhura për portierin e Juventus, Wojciech Szczesny. Pas një përplasje në zonë me Masinën, polaku mbeti i dëmtuar në hundë me mjekët që morën disa minuta për t’i ndalur hemoragjinë në hundë 33-vjeçarit.

Pas sfidës, trajneri Massimiliano Allegri u shpreh se Szczesny mund të kishte pësuar frakturë në hundë. Dhe, në fakt më e keqja u konfirmua vetëm disa orë më pas, me portierin kishte pësuar frakturë në dy vende të hundës.

Polaku iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale dhe për momentin nuk bëhet ende e ditur koha e rikuperimit. Te Juventus, shpresojnë që ta kenë gati sa më shpejt të jetë e mundur për këto ndeshje të fund sezonit, ndoshta edhe duke i përshtatur një maskë mbrojtëse. Gjithsesi, në rast se Szczesny nuk ia del, atëherë i gatshëm është edhe Mattia Perin.



#Frakturë #në #vende #Szczesny #përfundon #në #sallën #operacionit #pas #derbit #Torinon
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button