Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 29-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Vëmendja kryesore është në qytetin e Klinës, ku Dukagjini është nikoqire e Llapit.
Skuadra nga Podujeva po lufton për titullin e kampionit, e cila ka 54 pikë dhe renditet në vendin e tretë, me pesë pikë prapa liderit, Ballkanit, ndërsa Dukagjini ka 36 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Fushë Kosovës dhe Malishevës.
Fushë Kosova po lufton për mbijetesë duke u renditur në vendin e nëntë me 20 pikë, ndërsa Malisheva renditet në vendin e katërt me 49 pikë.
Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.
#Superliga #Kosovës #vazhdon #sot #ndeshje #interesante
gazetablic.com