Aktualitet

Vendimi në Apel për Salianjin, nuk ndryshon trupa gjykuese

Trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit, që do të shqyrtojë ankimin e deputetit të PD, Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg, nuk do të ndryshojë.

Gjykata e Apelit vendosi të refuzojë kërkesën e bërë nga i bashkëpandehuri i Salianjit, gazetari Jetmir Olldashi, për përjashtimin e anëtares Iliba Bezati.

Në këtë formë, në seancën e radhës së këtij procesit, caktuar më 24 prill, trupi gjykues në Apel do të përbëhet nga Elona Toro, relatore dhe gjyqtarët Iliba Bezati dhe Genti Shala, anëtarë.

Në Apel, deputeti Salianji kërkon prishjen e dënimit me 1 vit burg dhënë nga Shkalla e Parë ndaj tij për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Gjykata e Tiranës fajësoi deputetin dhe gazetarin Olldashi për inskenimin e një audio-përgjimi, me qëllim nisjen e hetimit penal ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

#Vendimi #në #Apel #për #Salianjin #nuk #ndryshon #trupa #gjykuese
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button