Aktualitet

Sulmi me thikë në qendrën tregtare në Sidnej, 5 të vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre një fëmijë

Detaje të reja dalin lidhur me sulmin me thikë në një qendër tregtare në Sidnej.

Policia konfirmoi më herët vdekjen e pesë personave,  përfshirë edhe sulmuesin. Disa të tjerë kanë mbetur të plagsour.

Personat e plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital, disa prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, raporton BBC.

Një fëmijë i vogël është në mesin e të plagosurve, konfirmojnë autoritetet. Ndërsa sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia.

Turma njerëzish kanë ikur prej qendrës tregtare dhe njerëzit janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë. Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë.

/a.r

#Sulmi #thikë #në #qendrën #tregtare #në #Sidnej #të #vdekur #dhe #disa #të #plagosur #mes #tyre #një #fëmijë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button