Aktualitet

9 muaj lëvizje me procedura të përshpejtuara në Morinë, Balla dhe Svelça nënshkruajnë marrëveshjen

Përgjatë 9 muajve të vitit, nga periudha 1 maj-30 shtator dhe 1 nëntor-28 shkurt, në Pikën Kufitare të Morinës kalimi i qytetarëve do të bëhet me procedura të lehtësuara.

Protokolli u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij Xhelal Svelça këtë të shtunë (13 prill). Ministri Balla tha se ky protokoll pason marrëveshjen e firmosur mes dy vendeve për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.

Balla sqaroi se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë kontrolle të pasaportave dhe kartave të identitetit për shtetasit e të dy vendeve.

Jam i lumtur që sot do të shkruajmë një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, nisur nga angazhimi i qeverive të dy vendeve tona për të vijuar politikat për lehtësimin e shtetasve në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në zbatim edhe të marrëveshjes për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë-Kukës.

Përmes këtij protokolli do mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit të verifikimit për të gjithë periudhën 1 maj-30 shtator dhe 1 nëntor-28 shkurt, 9 muaj në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte vetëm 4 muaj. Gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë kontrolle të pasaportave dhe kartave të identitetit për shtetasit e të dy vendeve tona. Përmes kësaj marrëveshje do shmangim radhët e gjata dhe do lehtësojmë kushtet e udhëtimit për qytetarët tanë”, tha Balla.

Svelça vlerësoi nënshkrimin e protokollit, teksa tha se dy vendet do të ecin edhe me marrëveshje të tjera.

Do ecim përpara edhe me marrëveshje të tjetra që qytetarët e vendeve tona mos të ndjejnë asnjë kufizim dhe ta dinë se janë të mirëseardhur qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri. Mbetet që ekspertët e të dy vendeve të identifikojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe me qasjen burokraci zero të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta”, deklaroi Ministri.

/a.r

#muaj #lëvizje #procedura #të #përshpejtuara #në #Morinë #Balla #dhe #Svelça #nënshkruajnë #marrëveshjen
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button