Aktualitet
Komisioni i TIMS, dështon plani i opozitës për të vijuar në mënyrë të njëanshme me ekspertët, mbledhja tjetër të hënën

Komisioni për çështjen e të dhënave të TIMS do të vijojë mbledhjen ditën e hënë pasdite. Plani i opozitës për të vijuar në mënyrë të njëanshme me kërkesat e ekspertëve për informacion dështoi.
Mazhoranca kërkoi që ekspertët të njiheshin fillimisht me objektin e veprimtarisë së komisionit dhe pastaj të vijonin me mbledhjen e informacionit për çështjet përkatëse.
Kryetari Ervin Salianji në disa raste ngriti dyshime mbi integritetin profesional të ekspertëve të propozuar nga mazhoranca dhe i fyejti.
Në fund komisioni vendosi të shtynte mbledhjen për javën tjetër.
#Komisioni #TIMS #dështon #plani #opozitës #për #të #vijuar #në #mënyrë #të #njëanshme #ekspertët #mbledhja #tjetër #të #hënën
Java News