Aktualitet

Zv.drejtor kadastre/ I arrestuari për tjetërsim prone, bashkëshorti i zyrtares së Foltores së Berishës

Hetimet dhe arrestimet që po kryhen kohët e fundit, po tregojnë se administrata nuk është aq e anuar në një krah politik.

Shembulli tipik është ngjarja e Durrësit, ku për tjetërsimin e pronës shtetërore, është arrestuar ish-zv.drejtori i Kadastrës, Leonard Kadrimi, i cili është një personazh i fushës së jurisprudencës, OJF-ve, por që ka frekuentuar edhe mjedise të mazhorancës në zonë.

Ndërkaq, gruaja e tij, është një zyrtare e rëndësishme e Rithemelimit të Berishës, ku është caktuar edhe në rolin e shefes së marrëdhënies me publikun. Madje siç ndodh në foltore, një nga fotot më të rëndësishme ka nga ato me Sali Berishën.

Prokuroria e Durrësit, ka publikuar listën e plotë të pasurive të sekuestruara pas aksionit që solli arrestimin e ish-zv.drejtorit të Kadastrës, Leonard Kadrimit dhe 4 personave të tjerë nën akuzën se kanë tjetërsuar një tokë me sipërfaqe 448 mijë metër katrorë.

Në njoftim bëhet me dije se të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe ndërhyrjes së ish-zyrtarëve, kanë arritur të tjetërsojnë 448 000 m2 tokë nga pasuria e shtetit shqiptar. Nga kjo sipërfaqe 151 000 m2 është pranë universitetit Aleksandër Moisiu.

“Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës.

Në këto kushte, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e organit procedues vleresohet se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi pronat e mëposhtme. Sipas prokurorisë, disponimi i lirë i këtyre pasurive, mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale”- thuhet në njoftimin e prokurorisë./m.j

#Zv.drejtor #kadastre #arrestuari #për #tjetërsim #prone #bashkëshorti #zyrtares #së #Foltores #së #Berishës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button