Aktualitet

Vendimi për Xhaçkën/ Bardhi: Sot është ditë e zezë për Shqipërinë! Rama i dërgoi mesazh mafioz Prokurorisë së Posaçme

Gazment Bardhi e ka cilësuar ditë të zezë për Shqipërinë dhe parlamentin, votimin e sotëm në seancë plenare ku me 72 vota kundër, mazhoranca nuk dërgoi në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e legjitimitetit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi tha se mesazhi i Ramës ishte i qartë për Prokurorinë e Posaçme, që nuk mund të prekë ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Bardhi: “Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me dretsiën dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor.

Heshtja do të thotë të mbështesin grisjen e një vendimi të GJK. Kodi me mesazhi mafioz që Rama i përcolli prokurorisë së posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhackën. 

Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe GJKKO. Prandaj në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformën ne drejtësi. 

Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin. Duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi GJK. Nëse vendimet e tyre nuk zbatohen, e marrin pagën kot”/m.j

#Vendimi #për #Xhaçkën #Bardhi #Sot #është #ditë #zezë #për #Shqipërinë #Rama #dërgoi #mesazh #mafioz #Prokurorisë #së #Posaçme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button