Nëna e Kryemadhit në SPAK/ Gjikondi: Ironike kur dëgjon që një pensioniste ka ndihmuar vajzën e dhëndrin e saj politikan

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është marrë në pyetje këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Pas daljes nga SPAK, ajo deklaroi se u pyet në lidhje me pasurinë e saj. Ajo u shpreh se çdo gjë e ka deklaruar dhe shtoi se ka ndihmuar vajzën me para.
Analsitja e njohur Brizida Gjikondi, e ftuar në News Line tha se deklarata e saj tingëllojnë shumë ironike kur i dëgjon. Sipas juristes, standardi i jetesës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i justifikon dot burimin e të ardhurave.
“Të kap pak ironia, që një pensioniste ka ndihmuar vajzën dhe dhëndrin e saj politikan. Ligjërimi i mamasë së kryemadhit, të vjen për të qeshur, pasi shikon dhe protestën para bashkisë, që protestojnë për korrupsion, është vërtet ekstremi i ironisë dhe sarkazëm në Shqipëri. SPAK ka ndryshuar totalisht mënyrën e hetimet të çështjeve, gjëmon pasurinë ndjek pasurinë dhe pastaj personin e dyshuar e vë para dosjeve dhe fakteve që të arsyetoje dhe të thotë si i bëri këto pasuri. Nuk justifikojnë dot standardin e jetesës dhe shkollimin e fëmijëve”, shprehet Gjikondi./m.j
#Nëna #Kryemadhit #në #SPAK #Gjikondi #Ironike #kur #dëgjon #që #një #pensioniste #ndihmuar #vajzën #dhëndrin #saj #politikan
Java News