Mandati i Xhaçkës, Shehaj: Grupi i Bashës e shpëtoi me rikthimin e kërkesës në Kuvend

Deputeti demokrat Agron Shehaj e ka konsideruar shfaqje të neveritshme përplasjen në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe Olta Xhçakës në lidhje me mandatin e kësaj të fundit, pas rikthimit në Kuvend nga Gjykata Kushtetuese.
Shehaj u shpreh se grupi i Lulzim Bashës të cilët me kërkesën e bërë për rikthim në Parlament të mandatit të Olta Xhaçës, e shpëtuar këtë të fundit.
“Kjo shfaqje është e neveritshme. Mandati i Xhaçkës shpëtoi se grupi i atëhershëm i Bashkës bëri kërkesë për ta rikthyer në parlament dhe u bë me qëllim për ta shpëtuar atë. Kjo përplasje është tallje. Olta Xhacka ka vjedhur, i duhej ndërprerë mandati”, tha Shehaj, fjala e të cilit u ndërpre nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Kuvendi do të shprehet në seancën e sotme mbi mandatin e Olta Xhaçkës, pas vendimit të Kushtetueses. Nga ana e saj, opozita argumenton se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.
Sipas opozitës, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka me anë të kompanisë se tij ka marrë status investitori strategjik nga qeveria në përdorim për 30 vjet në një plazh në Dhërmi, si dhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në këtë sipërfaqe.
/a.r
#Mandati #Xhaçkës #Shehaj #Grupi #Bashës #shpëtoi #rikthimin #kërkesës #në #Kuvend
Java News