Aktualitet
Operacion antidrogë në Lezhë, shoqërohet vëllai i deputetit të PS dhe kunati i tij

Një operacion antidrogë është zhvilluar në qytetin e Lezhës, i cili është ende në zhvillim.
Gjatë këtij operacioni policia ka shoqëruar dy persona në komisariat, të cilët janë vëllai i deputetit të PS Eduard Ndreca, Armando Ndreca dhe kunati i tij.
Burime bëjnë me dije se në hetim nga polica është vënë kunati i vëllait të deputetit të PS, ndërsa Armando Ndreca është shoqëruar pasi ka qenë me të në ato momente.
Nga operacioni nuk ka ende detaje të tjera.
RTSH
#Operacion #antidrogë #në #Lezhë #shoqërohet #vëllai #deputetit #të #dhe #kunati #tij
Java News