Aktualitet
I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 30-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2” është vënë në pranga një 30-vjeçar me iniciale E.R., banues në Vlorë.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#shpallur #në #kërkim #për #prodhim #dhe #shitje #droge #arrestohet #30vjeçari
Java News