Aktualitet
Protesta para Bashkisë Tiranë, qytetarët përplasen me militantët e Berishës dhe Metës për rrugët e bllokuara

Është shënuar me incidente protesta e radhës e mbështetësve të opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Disa nga qytetarët e bllokuar në makina për shkak të protestës janë përplasur verbalisht me protestuesit dhe kanë kërkuar prej tyre hapjen e rrugës.
Ndërkohë, që sulme verbale ka pasur mes organizatorëve të protestës dhe policisë, pasi kjo e fundit sipas tyre nuk ka marrë masa për devijimin e trafikut.
Opozita prej muajsh proteston në dyert e bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e kreut Erion Veliaj. Disa prej grumbullimeve kanë qenë të dhunshme, madje ndaj godinës janë hedhur dhe shishe me Molotov.
#Protesta #para #Bashkisë #Tiranë #qytetarët #përplasen #militantët #Berishës #dhe #Metës #për #rrugët #bllokuara
Java News