“Mezi pres të bëj një fëmijë”, Roza Lati flet për abortin: Thyerja ime në 2023 ka qenë në shumë anë

Roza Lati ka rrëfyer me banorët për një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur vitin që la pas. Ajo tregoi se kishte abortuar, pasi partneri që kishte mbetur shtatzënë, nuk mund t’i ofronte një familje.
“Unë zgjedh familjen, zgjedh Vitin e Ri me familjen… nuk doja që fëmija im të kishte fëmijërinë që kam pasur unë, jam rritur vetëm nga nëna. Për një fëmijë figura e babait nuk zëvendësohet kurrë”, rrëfeu Roza.
“Mami më ka qëndruar afër gjithmonë. Ajo është shoqja ime e ngushtë, por pasi unë e kisha marrë vendimin, sepse ajo mezi pret që unë ta bëj një bebe. Edhe unë, por dua më shumë se kaq, dua familjen. Pasi e mora vendimin, kalova një moment të keq me veten, kam rrahur veten time. Mora një shoqe në telefon dhe i thash eja se jam keq, por më tha nuk vij dot se më dhëmb dhëmballa, por ma tha a e more rrogën. Se i kisha premtuar që do i jepja ca lekë. Dhe thyerja ime në 2023 ka qenë në shumë anë. Rita e di çfarë kam kaluar. Pas rrëfimit që bëra me banorët, të nesërmen me erdhi një dron nga mami… ‘të kam zemër’”, u shpreh ajo.
#Mezi #pres #të #bëj #një #fëmijë #Roza #Lati #flet #për #abortin #Thyerja #ime #në #qenë #në #shumë #anë