Aktualitet

Memli Krasniqi: Qeveria, shkelësi më i madh i Kushtetutës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e Kushtetutës ka thënë se ka qenë Qeveria e Kosovës ajo që e ka shkelur më së shumti atë.

Sipas tij, në tri vitet e fundit si subjekt politik kanë qenë të detyruar ta ruajnë Kushtetutën e Kosovës nga shkeljet që ka bërë Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti.

“Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i ploti i Krasniqit:

Urime Ditën e Kushtetutës!
Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër të jetës, të respektojmë dhe mbrojmë me çdo kusht themelet e të drejtave dhe lirive tona. Kushtetuta, më shumë se fjalë në letër, është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë.
Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj.
Angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe barabartë për të gjithë, ka qenë, është dhe mbetet zotimi ynë i përhershëm!



#Memli #Krasniqi #Qeveria #shkelësi #më #madh #Kushtetutës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button