Aktualitet
“Vajza u bë me fëmijë pas 12 vjetësh”- zonja flet për Kishën e Laçit

Në 19 mars nisen edhe të martat e shenjta të kishës së Laçit. Sot më 9 prill i bie që të jetë e marta e katërt. Të gjithë ata që besojnë në fuqinë e këtij vendi shkojnë vazhdimisht dhe luten që t’ju plotësohet dëshira.
Një nga qytetaret, për Euronews Albania është shprehur se në Kishën e Laçit shkojnë sa herë kanë mundësi.
Ajo theksoi se kjo kishë ka bërë mrekulli, duke i dhënë vajzës së saj dhe nuses së djalit fëmijë.
“Vijmë sa herë kemi mundësi. Kam pasur vajzën 12 vjet pa fëmijë, ka djalin dhe po pret djalë prapë. Kam pasur nusen pa fëmijë, ka djalin. Pasi kemi ardhur në Kishë në Laçit, nusja dhe vajza janë më fëmijë”, tha ajo.
#Vajza #bë #fëmijë #pas #vjetësh #zonja #flet #për #Kishën #Laçit
gazetablic.com