Aktualitet

FOTO/ Pavarësisht miqësisë, Sara nuk mbështet Meritonin në BBV!? Ja cilin banor preferon modelja

Ish-missi Sara Gjordeni, ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, e cila disa javë më parë u përjashtua nga shtëpia pas një debati me Françeska Muratin që degradoi në përplasje fizike.

Ditën e sotme, përmes një postimi në ‘InstaStory’, modelja ka zbuluar banorin e saj të preferuar në këtë reality show.

Edhe pse është përfolur shumë për miqësinë e ngushtë që ajo dhe i dashuri i saj, Bardhi Idrizi kishin me Meriton Mjekiqin, Sara duhet se ka një tjetër banor të preferuar në BBV.

Ajo ka publikuar në Instagram një video të Heidi Baçit duke qarë pas debatit që pati me Liam Osmanin, ndërsa krahas saj shkruan: “Durim o Baci”./m.j

#FOTO #Pavarësisht #miqësisë #Sara #nuk #mbështet #Meritonin #në #BBV #cilin #banor #preferon #modelja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button