Aktualitet

Salianji, presion anëtarëve të Komisionit për TIMS. Iu përmend shkopin e bejsbollit…

Vijon me debate të ashpra Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS. Pasi anëtarët socialistë të këtij komisioni denoncuan falsifikimin e planit paraprak të hetimit e ku gjoja ishte kërkuar edhe thirrja e Sali Berishës si dëshmitar, kryetari i komisionit Ervin Salianji bullizoi anëtarët e mazhorancës duke iu përmendur shkopin e bejzbollit.

Kujtojmë që Salianji ishte shfaqur me shkop bejzbolli në selinë e PD pas protestës së grupimit të Sali Berishës.

Më herët gjatë mbledhjes nënkryetari i Komisionit Hetimor, Toni Gogu, i tha Salianjit se ky komision duhet të qëndrojë në shinat e ligjit dhe se ai s’mund të shndërrohet këtu në gjyqtar të Sali Berishës.

“Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh”, tha Gogu.

/a.r

#Salianji #presion #anëtarëve #të #Komisionit #për #TIMS #përmend #shkopin #bejsbollit..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button