Rrëfimi prekës i Mariana Kondit për nënën: E dija se ishte ftohur, ajo kishte kancer

Mariana Kondi ka bërë një rrëfim prekës për humbjen e nënës së saj në Ferma Vip.
Teksa ishte ishte duke biseduar me Çiljetën aktorja ka treguar se nëna e saj vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
“Unë e dija se ishte e ftohur me këtë kollën, jo më thotë është me kancer. Mami ishte e re, 70 vjeçe. Mami po vishej e më pyeti ‘si doli?’ S’dija ça të bëja. Më ra tavani mbi kokë. Shkova në sanatorium dhe i thashë doktorit që mos ti themi për sëmundjen. Morëm ca mjekime, nuk ia thashë fare mamit çfarë kishte deri në fund. Në shtator, tetor u bë mirë. Pastaj në nëntor u prek prapë. E çova në spital. Jetoi 6 vite me kancer pa kimioterapi. Dita e fundit ishte e tmerrshme. Vëllai po lyente shtëpinë, ajo kërkonte atë, unë i rrija tek koka”- tha Mariana.
#Rrëfimi #prekës #Mariana #Kondit #për #nënën #dija #ishte #ftohur #ajo #kishte #kancer
Java News