Aktualitet

Flet njeriu më i vjetër në botë: Është thjesht fat, nuk kam sekret për jetëgjatësinë

Njeriu më i vjetër në botë, britaniku 111-vjeçar John Tinniswood thotë se jetëgjatësia është thjesht një fat. I pyetur për ndonjë sekret të veçantë për dietën e tij ai shprehet se nuk ka një të tillë megjithëse sqaron se ushqimi i tij i preferuar është peshku. Tinniswood, i cili ka qenë në pension për më shumë se gjysmë shekulli mori i titullin e rekordeve botërore Guinness nga venezueliani Juan Vicente Perez Mora, 114 vjeç, vdekja e të cilit u njoftua në fillim të kësaj jave.

I lindur në vitin 1912 në Merseyside, Anglia veriore, kontabilist në pension dhe ish-punonjës i shërbimit postar Tinniswood ka jetuar 111 vite e 222 ditë. Burri më i vjetër në botë ishte japonezi Jiroemon Kimura, i cili jetoi 116 vjet e 54 ditë. Gruaja më e vjetër është Maria Branyas Morera e cila është 117 vjeç dhe jeton në Spanjë.

#Flet #njeriu #më #vjetër #në #botë #Është #thjesht #fat #nuk #kam #sekret #për #jetëgjatësinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button