Ndarja me Lekën, pas lidhjes së Princit me fotografen, Elia Zaharia lë pas dramat! Jeta e re e aktores
Për Elia Zaharian ky është një moment i vështirë. Pasi lajmëroi publikisht divorcin nga Princ Leka, ajo dhe familja e saj u përfshinë edhe në një konflikt fizik me të. Por natyrisht që pas gjithë ngarkesës që ka jeta private, ajo, si një profesioniste e vërtetë, është ngjitur sërish në skenë.
Në rrjetet e saj sociale, për shumë kohë ka patur heshtje, duke preferuar që këtë moment të vështirë ta kalojë sa më larg zhurmës mediatike që ky skandal mbretëror ka lënë pas. Por, kur vjen puna te karriera e saj si aktore, Elia nuk bën kollaj kompromis. “Para Perëndimit” quhet vepra që do ta rikthejë edhe njëherë në skenë, ku në fakt Elia nuk ka munguar as edhe një ditë, pavarësisht vështirësive në jetën private.
Duket se teatri është padyshim habitati ku ajo lë pas gjithçka që po kaloj dhe gjen pak qetësi. Në “Instagram”-in e saj, Elia ka shpërndarë edhe pamje nga roli që ka, duke na lënë të kuptojmë se tashmë nis një kapitull i ri në jetën e saj, me prioritet vetëm Geraldinën dhe karrierën si aktore. Pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldinën, dhe ish-vjehrrin.
Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokati i tij. Çifti duhet të mbajë distancë 5 m nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.
Prej muajsh, ish-çifti mbretëror ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë. Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij pas 15 vitesh. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re.
Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre, teksa treguan se kanë nisur ligjërisht procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina. Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi.
Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre. I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit. Në postim, Princ Leka sqaron se martesa ka humbur funksionin e saj dhe me pëlqim reciprok nisën procedurat e nevojshme ligjore për t’u divorcuar./m.j
#Ndarja #Lekën #pas #lidhjes #së #Princit #fotografen #Elia #Zaharia #lë #pas #dramat #Jeta #aktores
Java News