Aktualitet

Amnistia Penale, reagon Manja: Akt mëshire, por “shpirtzinjtë” e përdorën për politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka përshëndetur votimin e ligjit për amnistinë penale nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një status në rrjetet sociale, Manja shënon se amnistia mori 116 vota pro në parim, duke ruajtur traditën e mirë të parlamentit, ndërsa u votua një produkt ligjor i punuar nga ekspertë të fushës.

Si Ministër Drejtësie, sot ndihem krenar, që me durim dhe këmbëngulje, 116 ligjvënës votuam ligjin e amnistisë që kaluam në qeveri me zero përfitim për subjektet e SPAK dhe GJKKO!” shkruan zoti Manja.

Duke falënderuar kolegët në qeveri dhe parlament, ministri kujton se kjo amnisti vjen katër vjet nga falja e fundit e vitit 2020.

Por zoti Manja ka kujtuar se “…asaj salle sigurisht që nuk do t’i mungojnë kulisaxhinjtë politikë dhe shpirtzinjtë e lindur që shohin “djallin” edhe aty ku humanizmi e mëshira janë qëllimi i vetëm i një ligji amnistie!” “Dje u pa qartë kush e përdori votën për qëllimet e ligjit dhe kush e përdori për politikë. Të bësh politikë me hallin e tjetrit është gjëja më e ulët për një qënie humane që në vend të zemrës një zot e di se çfarë ka!” shkruan Manja.

/a.r

#Amnistia #Penale #reagon #Manja #Akt #mëshire #por #shpirtzinjtë #përdorën #për #politikë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button