Aktualitet

Kuvendi votoi Amnistinë, Çupi: Shqipëria nuk ka mundësi të mbajë njerëz në burg për arsye të…

Analisti Frrok Çupi e ka konsideruar një hap të rëndësishëm miratimin e Amnistisë Penale këtë të enjte në Kuvend.

I ftuar në “Real Story”, ai tha se Shqipëria nuk ka mundësi të mbajë njerëz në burg për arsye të vetëmjaftueshme dhe të pakorrigjueshme.

“Unë e konsideroj një hap shumë të rëndësishëm është një veprim me peshë në jetën parlamentare dhe në klimën politike e sociale të vendit. Është një hap i rëndësishëm se sa akoma më shumë 4 mijë e 800 familje, është dhe për klimën tërësore. Edhe individi i ndërtuar keq për të bërë krime, përballë akteve njerëzore kthehet ose reflekton. Edhe një njeri që është duke urryer ligjin, parlamentin, shtetin ka një reflektim. Shteti duhet të jetë human, pavarësisht pjesëve të egra të dhunës, shteti është human. Por ajo se çfarë po shkon më tej, shkak-pasoja, është ajo që reflekton më tej një situatën ligjore të vendit. Jemi përballë disa akteve që kanë ndodhur atje, disa veprimeve, secili ka vepruar me kokën e tij dhe dy deputetët socialist, që kur i shikon të dy janë të ndjeshëm, janë juristë, se janë shumë të ndjeshëm pasi paragrafi është shumë i rëndësishëm për juristët, kërkojnë diçka më shumë, diçka më tepër. Në këtë rast unë do thoja një gjë, Shqipëria nuk ka më tepër mundësi, as vetë Amerika, të mbajë njerëz në burg, për arsye të vetëmjaftueshme dhe të pakorrigjueshme.

Parlamenti duhet t’i kthehet kodit penal me çdo kusht me qëllim që të mos e bëjë veten të duket si zoti, sepse atyre njerëzve që i ka liruar nga burgjet sot, parlamenti i duket si zot, i falenderon, i lutet etj, por nuk është e shëndetshme për shoqërinë”, u shpreh Çupi.

/a.r

 

#Kuvendi #votoi #Amnistinë #Çupi #Shqipëria #nuk #mundësi #të #mbajë #njerëz #në #burg #për #arsye #të..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button