Aktualitet
Normalizohet situata në Kakavijë dhe Kapshticë/ Në pikat e kalimit kufitar me Greqinë nuk ka më radhë automjetesh

Pas dy ditë grevë, punonjësit e grekë të pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë janë kthyer mëngjesin e kësaj të enjte në vendet e tyre të punës.
Kjo ka bërë që në të gjitha pikat doganore në kufi me Greqinë të nisë normalisht puna dhe lëvizja e automjeteve dhe qytetarëve në të dyja drejtimet.
Në orët e para, sidomos në Kapshticë dhe Kakavijë është vënë re një fluks i lartë i automjeteve, kryesisht i kamionëve me mallra që prisnin për të hyrë në territorin grek.
Por pas mesditës, situata u normalizua dhe kalimi në pikat kufitare bëhej pa pritur më në radhë të gjata.
/a.r
#Normalizohet #situata #në #Kakavijë #dhe #Kapshticë #Në #pikat #kalimit #kufitar #Greqinë #nuk #më #radhë #automjetesh
Java News