Aktualitet

“E keni bërë Kuvendin cirk”, debat Majko-Bardhi: Sillni ndryshimet për ligjin e regjistrimit të pronave në veri

Në senacën e sotme plenare pati një debat mes Pandeli Majkos dhe Gazment  Bardhit.

Majko akuzoi opozitën se muajt e fundit e ka kthyer Kuvendin në cirk dhe se vetë opozita nuk është e qartë për qendrimet që mban lidhur me drejtësinë.

Majko akuzoi opozitën se po bën politikë me SPAK-un, ndërsa i kërkoi  që të ulen dhe të punojnë për problemin e regjistrimit të pronave në veri të Shqipërisë.

Në replikën e tij, Bardhi tha se opozita nuk po bën politikë me drejtësinë.

Pjesë nga debati

 Pandeli Majko: Keni kaq muaj që e keni bërë këtë sallë cirk, kam një pyetje, shkoni  në mitingjet poshte dritares së Berishës, ai e quan SPAK organiztaë kriminale..a jep kjo organizate kriminale drejtësi të pavarur në republikën e shqipërisë. Kordinohuni se njëri thotë që SPAK është organizatë kriminale, tjetri thotë se jep drejtësi. Jo njëri të ngrihet dhe e lavdëron,  tjetri e thotë organizatë kriminale…Kemi problem të madh në veri ku tokat po ndahen sipas kufijve të vjetër, a ka mundësi të sillni sa më shpejt ndryshimet për ligjin për regjistrimin e tokës në veri sepse ëhstë problem shumë i madh. Pushteti lokal qoftë i majtë qoftë i djathtë duhet të aktivizohet për këtë çështje.

Gazment Bardhi: Po silleni ligjin e pronave që ti japim mundëisnë Pëllumb Gjokës të marrë 300 metra katrorë tokë publike. Silljani Pandit ligjin. Rama ju ka ju që ngreni kartonat dhe vetë mungon. Shko pyet Ramën se për llogari të kujt e goditi SPAKun në rastin e portit të Limonit në Sarandë, nëse doni të bëni politikë me drejtësinë, padiskutim dim ne më shumë. Sa Për SPAK gjysmat aty i ke një ditë po një ditë jo në SPAK, Ne nuk kemi bërë politikë më drejtësinë, as me SPAK-un, ne e mbështesim drejtësinë sa herë që shohim se funksionon..

/a.r

#keni #bërë #Kuvendin #cirk #debat #MajkoBardhi #Sillni #ndryshimet #për #ligjin #regjistrimit #të #pronave #në #veri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button