Aktualitet
Aksidentohet traktori me një veturë në Zveqan, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe një traktori në fshatin Sopanicë të Zveqanit.
Ata pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës janë liruar.
“Fsh.Sopanicë,Zveqan 03.04.2024-19:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një traktori që drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, pesë persona, dy meshkuj dhe tre femra , të gjithë kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës janë liruar”, thuhet në njoftim.
#Aksidentohet #traktori #një #veturë #në #Zveqan #lëndohen #pesë #persona
gazetablic.com