Aktualitet

Kurti pas vizitës në Veri: Së bashku të punojmë për një të nesërme të ndritshme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot katër komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë vendin ku u vra polici Afrim Bunjaku nga forcat paramilitare serbe më 24 shtator 2023.

Ai ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve. “Së bashku do të punojmë për një të nesërme të ndritshme”, shkroi Kurti në rrjetin X.

Kryengociatori serb Petar Petkoviç ka reaguar ndaj vizitës së Kurtit në veri, duke thënë se “nuk ka çfarë të kërkojë në veri, pasi nuk është i mirëpritur”.

“Ai shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste “Gauleiteri” dhe kryetari “i rrejshëm” i komunës,”, tha ai duke iu referuar kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Ndaj deklarimeve të Petkoviç ka reaguar këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i cili e ka quajtur fyese dhe thellësisht injorante të krahasosh një kryetar komune të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të njohura nga QUINT, me një udhëheqës rajonal të epokës naziste. “Ky krahasim nuk është thjesht një sharje; pasqyron gjithashtu paturpësinë e Petkoviç dhe zbulon mentalitetin e tij. Nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se ai është anëtar i një partie politike, lideri i së cilës shërbeu si ministër i propagandës gjatë regjimit të Millosheviçit, i cili kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Bosnje dhe Kosovë,” ka shkruar ai.

#Kurti #pas #vizitës #në #Veri #Së #bashku #të #punojmë #për #një #të #nesërme #të #ndritshme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button