Aktualitet

PS mungon në Komisionin për Shëndetësinë, Ndreca: E mblodhi Vokshi sipas qejfit ndaj janë parti vulëhumbur

PS ka bojkotuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Shërbimet në Shëndetësi. Të pranishëm janë vetëm kryetarja e komisionit Albana Vokshi dhe deputetët e tjerë të opozitës.

Këtë mungesë të mazhorancës e ka sqaruar në rrjetet sociale nënkryetari i Komisionit, Plarent Ndreca:

“Trishtim i madh kur sheh kolegët e opozitës që mblidhen sipas qejfit, në mosrespekt të plotë të rregullave bazike të një organi kolegjial. Çdo vendimarrje është e Komisionit dhe jo e Kryetares se tij. Asnjë vendimarrja apo dakortësi nuk ka nga komisioni për mbledhje sot, pavarësisht se dje e kishim në rend dite, por u refuzua të shqyrtohet nga Kryetarja. Njoftimet e njëanshme dhe të pavotuara apo dakortësuara në komision, janë vijim i kulturës së mosnjohjes së proçedurave që i ka kthyer në parti “vulëhumbur”, që akoma, sot e kësaj dite, nuk po arrijnë ta gjejnë” – shkruan Ndreca.

Kujtojmë se të Martën pati debate të shumta në mbledhjen që u zhvillua. Fillimisht u bë shkak një deklaratë për konflikt interesi për 2 koncesionet që do hetohen.

Deputetët e PD u kërkuan kolegëve të PS për ta firmosur këtë deklaratë, por hasën në kundërshtinë e tyre e cila më pas agravoi në përplasje verbale me tone të larta.

Po ashtu kryetarja Vokshi e nënkryetari i komisionit Plarent Ndreca debatuan lidhur me rolin e sekretarit në këtë komision.

/a.r

#mungon #në #Komisionin #për #Shëndetësinë #Ndreca #mblodhi #Vokshi #sipas #qejfit #ndaj #janë #parti #vulëhumbur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button