Aktualitet
Prej 17 marsit ndodhej në koma, vdes 58-vjeçari i aksidentuar në Tepelenë

Ka ndërruar jetë në spital Jani Çela 58-vjeç, i cili prej 17 marsit ndodhej në gjendje kome pas aksidentit në Tepelenë.
Pas vdekjes së Çelës shkon në pesë numri i personave që humbën jetën si shkak i aksidentit tragjik të 17 marsit, mes tyre një çift bashkëshortësh dhe krushka e tyre.
Jani Çela, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ndodhej në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mbrëmjen e 17 marsit një aksident tragjik me pasojë vdekjen e katër personave ndodhi në Tepelenë si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve.
/a.r
#Prej #marsit #ndodhej #në #koma #vdes #58vjeçari #aksidentuar #në #Tepelenë
Java News