Aktualitet

Mesjavë fantastike në futbollin kosovar, zhvillohen gjysmëfinalet në Kupën e Kosovës

Në këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Ditën e nesërme, Suhareka do të ndeshet me Ballkanin, ndërsa Prishtina me Dritën, transmeton Sport.

Dihet se Drita dhe Prishtina janë kundërshtarë të vjetër, ku pritet betejë e ashpër në fushë, por që jashtëzakonisht interesant pritet të jetë edhe takimi mes dy skuadrave nga Theranda.

Dy javë më vonë më 17 prill, zhvillohen ndeshjet kthyese, atje ku edhe do të përcaktohen dy skuadrat finaliste.

/ Sport/



#Mesjavë #fantastike #në #futbollin #kosovar #zhvillohen #gjysmëfinalet #në #Kupën #Kosovës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button