Sport

Botërori në Tajlandë, Erkand Qerimaj konfirmon mungesën, rrezikon Lojërat Olimpike

Erkand Qerimaj nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Tajlandë, event ky që ndihmon dhe për kualifikueset në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Shkodrani nuk ka udhëtuar për shkak të një viroze të stinës, dhe mjekët i kanë rekomanduar disa ditë pushim.

Lajme negative këto për peshëngritjen shqiptare, pasi kur na ndajnë dhe 4 muaj nga Lojërat Olimpike, kombëtarja ende nuk ka një peshëngritës kuqezi të kualifikuar.

/a.r

#Botërori #në #Tajlandë #Erkand #Qerimaj #konfirmon #mungesën #rrezikon #Lojërat #Olimpike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button