Aktualitet

Pse Billie Eilish po kritikon muzikantët e famshëm?

Billie Eilish ka kritikuar praktikën e muzikantëve që lëshojnë disa variante të të njëjtit album me qëllim që të nxisin shitjet dhe të fitojnë më shumë para, duke e krahasuar atë me ekskluzivitetin e The Hunger Games: “Ne të gjithë do ta bëjmë sepse është mënyra e vetme për të luajtur lojën.”

“Ne jetojmë në këto ditë dhe në këtë epokë, ku për disa arsye është shumë e rëndësishme për disa artistë që të bëjnë të gjitha llojet e vinilëve dhe paketimeve të ndyshme, që i rrit shitjet dhe fitimet”, u shpreh Billie në intervistën e saj me Billboard.

“As nuk dua ta them se sa e kotë është. Është pikërisht përballë nesh. Më duket shumë zhgënjyese si dikush nuk mund të bëjë më të mirën e mundshme”. Ajo mori shembullin e saj, duke thënë se në ekipin e saj, të gjithë janë shumë të prirur drejt natyrës. “E më pas, vijnë ca nga artistët më të mëdhenj në botë që bëjnë 40 paketime të ndryshme vinilësh, që kanë një gjë unike vetëm që ju të vazhdoni dhe të blini sa më shumë”, shtoi mw tej artistja.

The Rolling Stones publikuan të paktën 43 variante të albumit të tyre të vitit 2023 Hackney Diamonds me LP me ngjyra të ndryshme dhe vepra arti të ndryshme megjithëse secili version përmbante të njëjtën listë këngësh.

Albumi i ardhshëm i Taylor Swift, “The Tortured Poets Department” do të dalë në katër botime me ngjyra të ndryshme, secila prej tyre përmban një këngë të ndryshme bonus për të nxitur fansat t’i blejnë të katër.



#Pse #Billie #Eilish #kritikon #muzikantët #famshëm
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button